LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Hoti nuk po arrin t’i ketë 61 deputetë që të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Osmani: Hoti nuk po arrin t’i ketë 61 deputetë që të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ditën e enjte do të mbahen dy seanca.

Osmani ka thënë se njëra seancë do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara dhe njëra do të jetë seancë e re, transmeton Telegrafi.

“Këtë të enjte do të kemi sërish Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, gjithashtu Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.  Propozim rezolutën nga raportimi i kryeministrit për dialogun, propozim rezolutën nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme si dhe votimi në parim për masat e përkohshme për ta luftuar efektin e pandemisë.


Këto janë pesë pikat që nuk është arritur shumica e nevojshme. Po ashtu do të kemi seancë të re e cila do të përfshijë votimin e dy marrëveshjeve të reja”, tha ajo para mediave.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani gjatë konferencës (Foto: Ridvan Slivova)

Sa i përket votimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, që ka dështuar pesë herë të votohet, Osmani tha se është përgjegjësi e koalicionit të bëjë votat e mjaftueshme.

“Hoti nuk po arrin t’i ketë 61 deputetë që të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kur LDK, ka qenë në opozitë ka thënë se është përgjegjësi e PAN-it që të bëjë shumicën. Është obligim themelor i tyre”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Osmani po ashtu bëri të ditur se të premten mund të ketë edhe një seancë, ku kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë për dialogun me Serbinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Kalo në kategori