Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thanë se familja Jashari është themeli mbi të cilën është ngritur liria e Kosovës.
E para e vendit në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se Jasharajt janë shembulli më i mirë sesi duhet vendi dhe liria.
“Ishin shembulli më i mirë sesi duhet vendi e si duhet liria. Hamëz Jashari bashkë me Adem Jasharin dhe të gjithë familjen e tyre qëndruan të palëkundur në luftë duke dëshmuar se s’ka sakrificë më të madhe sesa flijimi për të ardhmen dhe flijimi për atdheun. Ato tri ditë të marsit, 5,6 dhe 7 mars të 1998 në Prekaz ndodhi një ndër betejat më heroike të kombit shqiptarë. Dëshmorë, përveç burrave u bën edhe fëmijët, gratë dhe pleqtë. Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, por ishte një kështjellë e lirisë. Ishte një fortifikatë e pamposhtur e kombit tonë dhe i tillë mbetet edhe sot. Familja Jashari është themeli mbi të cilën është ngritur liria e Kosovës”, tha ajo.
Osmani shtoi se Epopeja e UÇK-së na ka mësuar se asgjë nuk është e pamundur kur ka guxim për të qëndruar të bashkuar për idealin e lirisë. Prandaj, ajo theksoi se sot më shumë se kurrë duhet përbashkuar për të mbrojtur vendin.
Presidentja Osmani tha se ushtria e Kosovës me profesionalizëm dhe përkushtim është gjithmonë e gatshme për t’i dal zot vendit dhe se së bashku me policinë janë garanci për sovranitetin e Kosovës.
“Kjo ushtri me profesionalizëm dhe përkushtim është gjithmonë e gatshme t’i dal zot vendit. FSK-ja ashtu sikurse policia e Kosovës janë garanci për sovranitetit tonë. Një mburojë për paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe një dëshmi se sakrifica e dëshmorëve të kombit nuk ka qenë e kot…Epopeja e UÇK-së na mësoi se asgjë nuk është e pamundur kur kemi guximin për të qëndruar të bashkuar për idealin e lirisë. Prandaj sot më shumë se kurrë ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur Kosovën tonë. Për ta bërë atë më të fortë dhe dinjitoze dhe respektuar në botë. Le të ecim përpara me guxim dhe krenari për t’i treguar botës se Kosova është dhe do të mbetet një vend suksesi”, përfundoi Osmani.
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.
Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt, raporton KosovaPress./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi