LAJMI I FUNDIT:

Osmani falënderon Menendezin për diskutimet në Senat: U hodh dritë mbi zhvillimet në rajon

Osmani falënderon Menendezin për diskutimet në Senat: U hodh dritë mbi zhvillimet në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, Bob Menendez, për ato që tha senatori në seancën dëgjimore ku kanë folur dy zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Reklama

“Një falënderim nga zemra për senatorin Bob Menendez  për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Osmani falënderon Menendezin për thirrjet e këtij diskutimi ku sipas saj ai “hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”.

“Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”, ka shkruar tutje Osmani.

Senatori Menendez: Kosovës po i bëhet presion, por jo edhe Serbisë
Lexo po ashtu Senatori Menendez: Kosovës po i bëhet presion, por jo edhe Serbisë

Ndryshe, kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, tha se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo të gjitha palët po dialogojnë në mirëbesim.

Menendez tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, publikisht është deklaruar se nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai shprehu kritika ndaj zyrtarëve amerikanë, duke thënë se i është krijuar përshtypja se Kosovës po i bëhet presion për të krijuar Asociacionin, ndërsa pak presion po i bëhet Beogradit, pak presion po i bëhet një udhëheqësi, që siç u shpreh Senatori, gazeta Nju Jork Times, e karakterizoi si një politikan me lidhje të thella me botën e krimit të organizuar.

Senatori amerikan shtoi se Vuçiq po vazhdon të përqafojë narrativë nacionaliste, sikurse ideja për “Serbinë e Madhe” , ashtu siç presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shtyn përpara idenë për “Rusinë e Madhe”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të maskuar e të armatosur - Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Të maskuar e të armatosur - Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Lajme
Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri dhe zv.drejtori i policisë mbajn konferencë

Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri dhe zv.drejtori i policisë mbajn konferencë

Lajme
Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Lajme
Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Lajme
Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

Lajme
Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Lajme
Kalo në kategori