LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Enigma e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin

Osmani: Enigma e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heronjët e Kosovës, Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Osmani ka thënë se në prag të çlirimit, ilir Konushevci u bë lajmëtari i lirisë, ndërsa mjeku tropojan Hazir Malaj po e shoqëronte në misionin fisnik.

“Në prag të çlirimit të Kosovës, Ilir Konushevci u bë lajmëtar  i lirisë. Ai u vra në misionin e tij fisnik përkrah mjekut tropojan Hazir Mala, teksa po sillnin pushkët e lirisë dhe në kohën kur përpjekja për lirinë e vendit jo vetëm që kishte marrë formë, por edhe ishte afër. U vra në pritë në Bajram Curr, e fare pak para se të shkelë në Kosovë, në tokën për të cilën nuk rreshti së punuari kurrë”, thotë Osmani.

Kryetarja e Kuvendit ka përmendur edhe faktin që vrasja e tyre nuk është zbardhur asnjëherë, për çka tha se kjo enigmë thërret ndërgjegjen për të zbardhë këtë rast.

“Sot, 22 vjet më pas, enigma e vrasjes së tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin, me besimin se liria pa drejtësi nuk ka kuptim! Sot Kosova është e lirë, e Iliri hero! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ilirin dhe të gjithë heronjtë e Kosovës”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori