LAJMI I FUNDIT:

Osmani e quan sukses miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, kërkon mbështetjen e aleatëve për zbatimin e saj

Osmani e quan sukses miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, kërkon mbështetjen e aleatëve për zbatimin e saj

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur është një e arritur e suksesshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në një intervistë për BBC-në, gjatë qëndrimit në Londër ku të shtunën do të zhvillohet Ceremonia e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.


Osmani ka kërkuar mbështetjen e Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera aleate të Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje të arritur më 2 maj mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit, të cilën e miratuan Kurti dhe Vuçiq
Lexo po ashtu BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit, të cilën e miratuan Kurti dhe Vuçiq

“Besoj se java e fundit ka qenë goxha e suksesshme, veçanërisht në një çështje të veçantë, që është miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur që janë zhdukur me forcë gjatë luftës, është një çështje që e kam shtyrë përpara dhe si Kosovë kemi investuar në këtë sepse janë mbi 1600 familje që ende i kërkojnë të dashurit e tyre që janë rrëmbyer gjatë luftës dhe për këtë arsye llogarisim mbështetje shtesë nga Britania e Madhe që është një nga vendet me rol kryesor për të na mbështetur”.

“Deklarata është miratuar, zbatimi është kyç dhe fatkeqësisht Serbia nuk njihet si vend për zbatim. Por shpresoj që me ndihmën e aleatëve mund t’i japim fund kësaj plage shumë të thellë të shoqërisë sonë dhe që nënat të kenë një vend ku mund të vendosin lule për fëmijët e tyre të zhdukur”, ka deklaruar ajo.

Në takimin e 2 majit në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq miratuan Deklaratën për të Zhdukurit. Sipas deklaratës, puna do të mbikëqyret nga një komision i përbashkët i kryesuar nga BE-ja dhe do të mbikëqyret nga Kryqi i Kuq. Gjithashtu, është kërkuar qasje e plotë në të gjithë dokumentet, incizimet dhe vende të tjera ku mund të ketë informacione për ta bërë sa më të lehtë gjetjen e të zhdukurve nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori