LAJMI I FUNDIT:

Osmani e quan lajm të madh ndarjen e 5 milionë eurove për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet

Osmani e quan lajm të madh ndarjen e 5 milionë eurove për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”, Fisnik Osmani, e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm ndarjen e 5 milionë eurove nga Komuna e Prishtinës për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet.

“Punuam gjatë, analizuam detajet dhe do të bëjmë realitet kyçjen e Kazermës ‘Adem Jashari’, në rrjetin tonë të ngrohjes!”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.


Ai ka shkruar se “përveç ushtrisë tonë, nga ky subvencionim do të mundësohet edhe kyçja e ‘Banesave te Bardha’, shkolla, xhami dhe ndërtesat shumë katëshe në lagjen ‘Lakrishte’”.

“Falënderim pafund për këshilltarët komunal të cilët votuan pro subvencionimit prej 5 milionë eurove të Termokos!”, ka shkruar ai.

“Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, tha Osmani./Telegrafi/