LAJMI I FUNDIT:

Osmani e Guerini diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë

Osmani e Guerini diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i kryesisë, Anton Quni ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini.

Në njoftimin e bërë nga LDK thuhet se,  Osmani falënderoi ministrin Guerini për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm deri tani si dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë në fusha të ndryshme, përfshi atë të mbrojtjes.


Ajo po ashtu njoftoi ministrin Guerini lidhur me rrjedhën e negociatave për formimin e Qeverise si dhe për vullnetin lidhur me reforma në fusha te ndryshme, duke u fokusuar në sundimin e ligjit.

Osmani dhe Quni prezantuan disa nga mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit me Italinë si dhe e njoftuan ministrin lidhur me prioritetet e LDK-së në institucionet që pritet të ndërtohen nga zgjedhjet e 6 tetorit. Po ashtu, diskutuan lidhur me bashkëpunimin me KFOR-in në Kosovë si dhe me NATO-n si organizatë ku Kosova aspiron anëtarësimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori