LAJMI I FUNDIT:

Osmani e dekoron ish-presidenten zvicerane, Calmy-Rey

Osmani e dekoron ish-presidenten zvicerane, Calmy-Rey

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar medaljen e “Urdhri i Pavarësisë”, ish-presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.

Kjo medalje i është ndarë për kontributin e saj në procesin e pavarësimit të Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme për vendin.

Në këtë ceremoni, Osmani deklaroi se Calmy-Rey ishte liderja e parë në Evropë që tha se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe për këtë populli kosovar ndjehet falënderues.

“Ne ju ftuam me këtë qëllim që të ju falënderojmë në emër të popullit të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë të jemi në gjendje të japim shembull për gjeneratat e ardhshme që duke qëndruar në anën e duhur të historisë, veçanërisht në ditët e sotme kur arkitektura e sigurisë së Evropës është sërish nën kërcënim, kur demokracia është sërish nën sulm, qëndrimi në anën e duhur të historisë, kur këto vlera janë nën sulm, është gjithmonë zgjidhja më e mirë”.

“Qëndrimi me njerëzit që u shtypën nga një tiran është gjithmonë gjëja e duhur për t’u bërë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe kam nderin që në emër të popullit të Kosovës edhe një herë t’ju them faleminderit për kontributin tuaj të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke qenë liderja e parë në Evropë që tha se Kosova duhet të jetë e pavarur, duke kuptuar kaq herët se kjo ishte zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të botës”, tha Osmani.

Ndërsa, ish-presidentja e Zvicrës tha se për të është ditë e veçantë që të nderohet me dekoratë nga Osmani.

Ajo shtoi se është punuar shumë deri në arritjen e pavarësisë dhe se është e lumtur që shteti ka ecur përpara.

Sipas saj, ka ende punë për t’u bërë, për çka edhe iu drejtua Osmanit se nuk e keni të lehtë në këtë fazë, duke marrë për bazë proceset që po kalon Kosova.

“Siç e dini, unë sapo isha përfshirë në Pavarësinë e Kosovës, sepse Zvicra në vend që të thotë standarde para statusit, ne duhej ta ndërronim, dhe të thonim statusi para standardeve, ju e dini që njerëzit në Kosovë kanë përgjegjësi për të punuar për vendin e tyre”.

“Pra, Zvicra, siç thashë, ishte shteti i parë që foli për pavarësinë e Kosovës para Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, dhe më pas u futa në skenën ndërkombëtare si avokues i pavarësisë së Kosovës. Kjo më kujton luftën e popullit zviceran për liri”, tha Calmy-rey. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Kalo në kategori