Në ditën e parë të fillimit të punës si kryetar i Mitrovicës, Faton Peci ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo e uroi për detyrën e re dhe diskutoi me të nevojat e qytetarëve të Mitrovicës dhe mbështetjen institucionale që i duhet qytetit.


Në një konferencë për media pas takimit, kryetari Peci tha se është nderë për të që në ditën e tij të parë të punës ta ketë mysafire presidenten Vjosa Osmani.

“Diskutuam për nevojat e qytetarëve të Mitrovciës dhe mbështetjen institucionale që i duhet qytetit tonë. Mitrovica pas luftës është trajtuar vetëm si problem i Mitrovicës, tashmë është mirë që ka vëmendjen e parë të vendit dhe kryeministrit në detyrë. Diskutuam për të gjitha temat që janë në interes publik për qytetin e Mitrovicës”, tha Peci.

Ndërkaq presidentja Osmani e uroj Pecin për marrjen e detyrës, të cilën e cilësoi si sfiduese.

"Urime për marrjen e kësaj detyre që është jashtëzakonisht e rëndësishme e sfiduese, por jam besimplotë se do ja dilni ju dhe ekipi juaj i jashtëzakonshëm që të sillni më shumë perspektivë për qytetarët e Mitrovicës", tha Osmani.

Ajo shtoi se me qytetarët e Mitrovicës meritojnë çdo të mirë.

“Qytetarët e Mitrovicës meritojnë çdo të mirë, dhe tu hapet rruga e perspektivës dhe zhvillimit. Do të bashkëpunojmë sa më shumë që ta ruajmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës", tha Osmani.

Presidentja theksoi se është e bindur që edhe nga aspekti politik duke ditur rëndësinë e Mitrovicës do të bashkëpunojnë sa më shumë që ta ruajmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Osmani u pyet më pas se përse nuk e ka vizituar ish-kryetarin Bedri Hamza, mirëpo e njëjta mohoj këtë duke thënë se është “fake news”.

“E kam vizituar Bedri Hamzën sa ka qenë në këtë zyrë disa herë. Edhe kryetrari paraprak e ka pas përkrahjen time të plotë”, tha Osmani. /Telegrafi/