Në 22 vjetorin e masakrës në Poklek të Drenasit, ku u vranë, e u dogjën mbi 50 persona, po kërkohet drejtësi në mënyrë që Kosova të ketë lirinë e plotë. Shumica e të rënëve, janë në një varrezë, ndaj për krerët e shtetit kjo masakër po konsiderohet e pashembullt në botë. E njëjta po konsiderohet edhe me “Holokaustin”, meqë nuk mund të quhet ndryshe veçse gjenocid.
Vjosa Osmani e Glauk Konjufca pas homazheve në Çikatovë të Vjetër, kanë vizituar edhe Kompleksin Memorial në Poklek. Në 22 vjetorin e kësaj masakre, presidentja Osmani ka theksuar se në mesin e të vrarëve të Poklekut, është edhe Liria, vajza gjashtë-muajshe, e cila nuk e gëzoi lirinë.
“Lirie Muqolli kishte gjashtë muaj, kur u vra mizorisht dhe kur pastaj me së bashku 50 martirë të tjerë, jo vetëm që u vranë por u dogjën. Dhe jo që vetëm u dogjën, por u dogjën dy herë. Në mënyrë që as të mund të identifikohen. Për mizori të tilla të shkrumbimit të fëmijëve të pafajshëm, ne patëm dëgjuar dhe lexuar për luftën e dytë Botërore, për Holokaustin dhe kjo masakër nuk mund të quhet me emër tjetër përveç se gjenocid. Sepse është dëshmia më e qartë e qëllimit që kishte regjimi gjenocidal serb. Sepse ky qëllim qartësohet kur ata treguan që e kanë për qëllim të shfarosin edhe më të vegjlit edhe më të pafajshmit”, tha Osmani.
Më tej, ajo nga Pokleku ka shtuar se çdo ditë të punës dhe jetës duhet të përkujtohet se sa i lartë ishte çmimi për liri.
“Duhet ta themi me zë të lartë, që liria nuk është e plotë. Nuk është e plotë për shkak të drejtësisë së munguar. Dhe liria do të ketë kuptim vetëm atë ditë kur do të ketë drejtësi për lirinë e vogël. Vetëm atë ditë kur do të ketë drejtësi për gjitha viktimat të pushtetit gjenocidal serb. Kur Serbia të kërkojë falje, kur të vendos lule dhe kur të pranojë fajin për të gjitha masakrat në Kosovë ndaj njerëzve të pafajshëm”, shtoi presidentja.
Për më tepër, ajo u shpreh se e gjithë bota duhet të dëgjojë për mizoritë që Serbia ka kryer në Kosovë.
E, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se në shumë masakra ka varreza për secilin nga të rënët veç e veç, por në Poklek të gjithë janë të vendosur në një varrezë.
“Për shkak se Serbisë nuk i ka mjaftuar që t’i vrajë shqiptarët dhe të asgjësojë ata, nuk është mjaftuar me kaq por edhe i ka djegur. E pikërisht për shkak të pamundësisë të identifikimit të tyre veç e veç, jemi detyruar si popull t’i varrosim shumicën prej martirëve në një vend të vetëm. Kjo është e pashembullt në botë… ky është gjaku i martirëve, i kombit mbi të cilët janë ngritur me siguri të madhe themelet e shtetit dhe Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
E vërteta e Serbisë, siç u shpreh Konjufca, janë krimet që ka bërë në Kosovë, meqë cak kanë qenë banorët e vendit të paarmatosur.
Në masakrën e Poklekut janë masakruar fëmijë, të rinj, të reja, burra, ku disa prej tyre edhe u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga kriminelët serbë nuk është dënuar. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker