LAJMI I FUNDIT:

Osmani – Cahna: Estonia e mbështet integrimin e përshpejtuar europian të Maqedonisë së Veriut

Osmani – Cahna: Estonia e mbështet integrimin e përshpejtuar europian të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, ka zhvilluar sot takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Cahna, njoftojnë nga MPJ.

Osmani, thuhet në njoftimin e MPJ-së, i përshëndeti marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve mike, duke falënderuar Estoninë për mbështetjen e qartë dhe të zëshme për negociatat e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Njëherazi, ai përsëriti gatishmërinë tonë për të zbatuar përvojën estoneze në fushën e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.


“Ekziston një impuls i ri në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, i cili kërkon veprim si nga BE-ja ashtu edhe nga vendet e rajonit: Bashkimi Europian duhet të ofrojë përfitime më konkrete gjatë procesit të anëtarësimit, ndërsa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin veprime vendimtare në zbatimin e agjendës së reformave dhe miratimin e standardeve të BE-së”, theksoi Osmani.

Ministri Cahna theksoi se Estonia e vlerëson lartë kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit të OSBE-së.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se partneriteti mes dy vendeve në aspektin e sigurisë dhe përkushtimi për arritjen e paqes në tokën europiane, sa më shpejtë që të jetë e mundur, forcohet në mënyrë shtesë në kuadër të aleancës së NATO-s. Në të njëjtën kohë, ata theksuan domosdoshmërinë e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë tregtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori