LAJMI I FUNDIT:

Osman Krasniqi zgjedhet Kryetar i Degës së AKR-së në Rahovec

Osman Krasniqi zgjedhet Kryetar i Degës së AKR-së në Rahovec

Në prag të përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, dega e Aleancës Kosova e Re në Rahovec, ka mbajtur sot Kuvendin e saj Zgjedhor, në të cilin Osman Krasniqi është zgjedhur kryetar i degës së AKR-së.

Kryetari i Krasniqi i falënderoi delegatët për angazhimin e tyre në shtrirjen e Aleancës Kosova e Re në tërë komunën e Rahovecit, duke theksuar se alternativa qeverisëse që ofron AKR-ja do të triumfojë në Rahovec, transmeton Telegrafi.


Kuvendi ka zgjedhur edhe Kryesinë 11 anëtarëshe dhe strukturat tjera udhëheqëse të degës së AKR-së. /Telehgrafi/