Osimhen flet për kalimin te Galatasaray dhe Mauro Icardin si bashkëlojtar

Victor Osimhen ka folur për aventurën e re te Galatasaray, ku kaloi pas një lëvizjeje befasuese nga Napoli në afatin kalimtar të verës. Duke folur pas fitores 3-1 të Galatasaray ndaj PAOK-ut në Ligën e Evropës, sulmuesi nigerian tha: “Fatkeqësisht nuk shënova, ishte një tjetër autogol, por ndjej se vija e finishit është afër”.

"Me Icardin është fantastike, ai është një lider. Batshuayi është gjithashtu një personazh i mrekullueshëm... Jam shumë i lumtur që jam te Galata, këtu ne ndihmojmë njëri-tjetrin ashtu si duhet një ekip. Nëse unë mungoj, ata do të jenë aty", deklaroi Osimhen.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































