Vanessa Hudgens ishte ndër yjet e parë kë ka parakaluar në tapetin e kuq në ndarjen e 94 -të  vjetore të çmimeve “Oscar” në Los Angeles të dielën në mbrëmje (27 mars).

Aktorja 33-vjeçare u sigurua që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa veshi një fustan të zi të mëndafshtë me rripa delikat të lidhura pas shpatullave të saj nga koleksioni i "Michael Kros".


Vanessa do t'i bashkohet Terrence J dhe stilistit Brandon Maxwell për të bashkë-organizuar aferën 90-minutëshe për ABC në tapetin e kuq që çon në natën më të madhe të Hollywoodit.

55869837 10657633 Lovely look The High School Musical vet added very high metallic m 145 1648411755737 1

Fustani i saj i shkëlqyeshëm përmbante një dekolte të hapur dhe përfshinte prerje përgjatë anëve pak mbi ijet e saj.

55869841 10657633 image a 122 1648411562009

Ylli i “High School Musical” përshtati dukjen glamuroze me një palë taka të larta metalike argjendi, shkruan DailyMail.

Hudgens la një gjerdan masiv smeraldi dhe diamanti të flasë vetë, të cilin ajo e kombinoi me një grup vathësh jeshil me ngjyra të ndezura.

55869861 10657651 image a 77 1648412460497

Vanessa mbante flokët e saj ngjyrë kafe të errët të ndarë në mes dhe të lidhur fort në një ngritje të lartë.

55870387 10657651 image a 84 1648412926266

Ajo mbajti një byzylyk ari Cartier dhe i shtoi një tjetër ngjyrë ansamblit të saj me një unazë smeraldi jeshil për t'iu përshtatur gjerdanit të saj të zbukuruar.

Hudgens luajti në filmin e Lin-Manuel Miranda “tick, tick...BOOM” i cili është i nominuar për dy çmime në shfaqjen e këtij viti, duke përfshirë ‘Aktorin më të mirë’ (Andrew Garfield) dhe ‘Montazhin më të mirë të filmit’.

55870685 10657651 image a 89 1648413723499

Ceremonia e 94-të vjetore e Çmimeve të Akademisë u kthye në vendin e saj të rregullt të Teatrit Dolby në Hollywood të Kalifornisë, pasi u mbajt e kaluar ndërroj lokacion.

Shfaqja do të drejtohet nga një treshe yjesh Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes pasi ka kaluar pa drejtues gjatë tre viteve të fundit. /Telegrafi/