LAJMI I FUNDIT:

OSBE ofron mbështetje për zyrën e koordinatorit nacional kundër dhunës në familje

OSBE ofron mbështetje për zyrën e koordinatorit nacional kundër dhunës në familje
????????????????????????????????????

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje,Naim Qelaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e OSBE në Kosovë, Jan Braathu.

Gjatë këtij takimi Qelaj fillimisht falënderoi ambasadorin Braathu për bashkëpunimin e deritanishëm që ky Mision ka me Ministrinë e Drejtësisë në segmente të caktuara përfshirë edhe aktivitetet me të cilat është e angazhuar Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje.


Zëvendësministri Qelaj njoftoi Ambasadorin Braathu me të arriturat dhe rezultatet e Republikës së Kosovë në përgjithësi në fushën e sundimin e ligjit, si dhe për hapat konkret të cilat janë duke i ndërmarrë si Zyrë. Ai tha se në kuadër të mandatit si Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje ka parë të nevojshme krijimin e mekanizmave adekuat në parandalimin e dhunës në familje, kjo si nevojë për zbatimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje.

Ai tha se mbeten të angazhuar në zgjidhjen e financimit të qëndrueshëm për strehimoret e viktimave, që vlerësohet si tejet me rëndësi për mbarëvajtjen e aktiviteteve kundër dhunës në familje, krijimin e data bazës për rastet e dhunës në familje si dhe krijimin e një mekanizmi për raportim periodik të dhunës në familje me qëllim të informimit të saktë dhe llogaridhënies.

Synim i angazhimeve të Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje është që deri në fund të vitit të plotësohen kriteret e Konventës së Stambollit, ashtu që Kosova të jetë Lider në rajon në ketë aspekt.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e kompensimit të viktimave të krimit si dhe çështja e Drejtësisë Tranzicionale me të cilën Zëvendësministri Qelaj tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar dhe për këtë është në proces të themelimit të një departamenti për Drejtësi Tranzicionale.

Në anën tjetër Ambasadori Braathu ka falënderuar Zëvendësministrin Qelaj për angazhimin e tij në këtë proces si dhe shprehu gatishmërinë e Misionit të OSBE për të bashkëpunuar në hapat konkret të cilat i prezantoi Zëvendësministri.

Ambasadori theksoi se çështjet e lartpërmendura janë në interes edhe të Misionit të OSBE-së dhe për këtë mbeten të përkushtuar në thellimin e këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, konkretisht edhe me Zyrën e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori