LAJMI I FUNDIT:

Orteku shkakton katër viktima në Alpet franceze

Orteku shkakton katër viktima në Alpet franceze

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur pas një orteku në resortin e skive në Tignes, në Alpet franceze.

Ndërkohë, 9 turistë të tjerë janë përfshirë nga masivi i borës, që goditi një rrëpirë jashtë pistës së rrëshqitjes, sipas asaj që thotë Emmanuel Dubost i policisë lokale.


Ai shton se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy helikopterë, përveç forcave të policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të zonës malore.

Punonjësit e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin një të mbijetuar pasi u “varros” nga dëbora, i cili përshkruhet se është në gjendje kritike për jetën. Numri i viktimave, për fat të keq pritet të rritet.

Dy persona janë nxjerrë të gjallë deri më tani, ndërsa 3 persona rezultojnë të zhdukur, sipas burimeve nga vendngjarja.

Orteku që ra prej një lartësie 400 metrash ka ndodhur në resortin e ndodhur në 2.100 metra nga niveli i detit, në një seksion jashtë pistës së skive në Tignes, një vend turistik pranë kufirit me Italinë e që preferohet shumë nga turistët britanikë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori