LAJMI I FUNDIT:

Orteku në Brezovicë ishte i përmasave gjigante, në kërkim morën pjesë edhe 20 ski-bjeshkatarë polakë

Orteku në Brezovicë ishte i përmasave gjigante, në kërkim morën pjesë edhe 20 ski-bjeshkatarë polakë

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka dhënë detaje për ortekun që rrëshqiti gjatë të enjtes në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Sipas matjeve të bëra, ky shërbim ka njoftuar se orteku ishte i përmasave gjigante, ndërkaq skijatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë pistës kanë iniciuar lëshimin e ortekut, por kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.


“Sot me datën 10.02.2022 në qendrën skitare  Brezovicë, në kodrën e “Folesë së Shqiponjave” drejtimin gjeografik lindje në koordinatat : V 42.17681,L 21.04329, pjerrësi terreni 37°~40° ka ndodhur një ortek i përmasave gjigante. Orteku ka qenë i llojit me pllakëza, dhe thellësisë maksimale, shkëputje e thellë gjerë në sipërfaqen e tokës. Gjerësia e ortekut të formuar është mbi 450m, dhe nënkupton një ortek me përmasa masive. Fatmirësisht skijatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë shtegut dhe të njëjtit kanë iniciuar lëshimin e ortekut kanë shpëtuar pa asnjë lëndim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ata deklarojnë se me marrjen e lajmit për aksidentin një ekip e Shërbimit të Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët kanë qëlluar shumë afër vend aksidentit janë mobilizuar pa humbur kohë dhe kanë lëvizur në operacionin e kërkim-shpëtimit në ortek.

Ndërkaq në kërkim kanë marrë pjesë edhe 20 ski-bjeshkatarë nga Polonia.

Orteku në Brezovicë, katër personat që ishin prezentë kanë shpëtuar
Lexo po ashtu Orteku në Brezovicë, katër personat që ishin prezentë kanë shpëtuar

“Në vend aksident në ndihmë kanë dalur ekipi i shpëtuesve i qendrës skitare Brezovicë, vullnetarë të tjerë dhe mbi 20 ski-bjeshkatarë  turistë nga Polonia, vlen të ceket se turistët ski bjeshkatarë i posedojnë të gjitha pajisjet e sigurisë në ortek”, thuhet në njoftim.

Kërkimi ishte ndërprerë nga ekipet pasi ishte kontrolluar një pjesë e ortekut dhe nuk kishte pasur elemente të dyshimta se dikush mund të ketë mbetur i bllokuar aty.

“Me marrjen e disa informatave të para nga dëshmitarët okular se mund të gjendet ndër masën e ortekut një skijator menjëherë është filluar me kërkim të sinjalit të transmetuesit. Por shumë shpejt vërtetohet mungesa e sinjalit dhe fillon kërkimi me 45 sonda të ortekut. Pas 1,5h kërkim dhe mos hasje në viktimë apo elemente të dyshimta ndërpritet kërkimi. Policia ka qenë i njoftuar me kohë për aksidentin dhe menjëherë ka filluar me procedurat e hetimit rreth informatave për ndonjë person që mund të ishte nxënë nga orteku, fatmirësisht nuk kishte më dyshime dhe është ndërprerë kërkimi. Togu i Kërkim-Shpëtimit Malor nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka intervenuar me kërkim të zonës së ortekut. Kërkimi është realizuar me qenë gjurmues për viktima dhe është verifikuar edhe njëherë se askush nuk gjendet ndër ortek”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ortek në Brezovicë, ishte paralajmëruar javën e kaluar
Lexo po ashtu Ortek në Brezovicë, ishte paralajmëruar javën e kaluar

Ata kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan gjatë të enjtes, ndërkaq kanë dhënë edhe një vërejtje për ata që vizitojnë këtë zonë:

-Situata e sigurisë për orteqe në disa faqe malore qëndron jo stabile.

Javët e fundit me ndikimin e kushteve atmosferike janë krijuar shumë shtresa jo stabile të borës, edhe është bërë një paralajmërim enkas për gjendjen aktuale.

Ditëve të fundit vendi ynë është goditur nga një stuhi e borës e cila ka rënduar gjendjen dhe është krijuar një situatë më e komplikuar duke shtresuar edhe më shumë shtresa bore jo stabile.

Andaj keni shumë kujdes dhe skijoni brenda shtigjeve të skijimit dhe respektoni rregullat për të mos skijuar jashtë shtigjeve të skijimit.

-Sportistët që planifikojnë aktivitete në zona të ekspozuara nga 30°~45°duhet të kenë shumë kujdes dhe të përzgjedhin itinerare të sigurta duke i evituar këto pjerrësi.

Duhet doemos të posedojnë pajisjet e sigurisë (Transmetuesin, Sondën dhe Lopatën).

Duhet të lëvizet me shumë kujdes, sepse problemet e shtresave të borës gjatë këtij sezoni dimëror që nga fillimi i dimrit janë të favorshme për ortek (ekziston shtresimi i quajtur borë notuese) term që përdoret për llojin e borës me kristale jo kompakte që nuk ndërlidhen për shtresim stabil.

Për momentin shumë faqe malore me drejtime të ndryshme gjeografike janë ndër efektin shtresimit të borës jo stabile.

Luteni të qëndroni të sigurt dhe lëvizni brenda limiteve të sigurisë tuaj dhe të tjerëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori