Orkat e hanë për së gjalli një balenë 9 metra të gjatë, pamjet e rralla filmohen me dron (Foto/Video, +18)

Një video e filmuar me dron, ka kapur momentin kur një grup orkash vrasëse hanë për së gjalli një balenë jo edhe aq të madhe.
Pamjet tregojnë se si grupi i orkave, ndjekin balenën 9.1 metra të gjatë të cilën e shqyejnë në copa, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje e rrallë e filmuar me dron ka ndodhur në Lindjen e Largët ruse në regjionin Kamchatka, kurse videoja është postuar nga grupi i quajtur “Team Trip”.
Orkat janë detyruar që për një kohë të gjatë ta ndjekin balenën, por më në fund arrijnë ta kapin dhe e sulmojnë duke e copëtuar kurse deti për një moment u mbush me gjak.
Në një moment shihet se si balena hap gojën, nga dhimbjet e mëdha të kafshimeve të orkave që u treguan të pashpirta dhe e copëtuan. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































