LAJMI I FUNDIT:

Orhan Pamuk më 24 maj vjen në Kosovë

Orhan Pamuk më 24 maj vjen në Kosovë

Laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk, më 24 deri më 26 maj do të qëndrojë në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) bëhet e ditur se Pamuk për tri ditë radhazi do të tregoj rrëfimet e tij postmoderniste, kulturën dhe artin e të shkruarit.


“Për rrëfimet e tij postmoderniste, kulturën dhe artin e të shkruarit që nxjerr në pah gjërat e mira në jetë, do të flasim me të në Prishtinë. Shumë aktivitete tjera të organizuara nga MKRS na presin përgjatë 3 ditëve të vizitës së tij”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /Telegrafi/