Organizoi bixhoz në lokalin e tij, arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.
Arrestimi i tij u bë të hënën rreth orës 15:17. Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari në lokalin e tij kishte organizuar bixhoz.
Si prova materiale janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































