LAJMI I FUNDIT:

Organizohet workshop-i me temën “Qasja e duhur e shitjeve përmes telefonit”

Organizohet workshop-i me temën “Qasja e duhur e shitjeve përmes telefonit”

Denis Gafuri trajner i shitjes organizon seminarin e radhës, mirëpo këtë here me një temë shumë interesante, “Qasja e duhur e shitjeve përmes telefonit”.
Është koha ideale për një seminar te tille, për tu përgatitur për vitin e ri 2019 me një qasje ndryshe të stafit tuaj të shitjes përmes telefonit.

Do të jemi të lumtur të ju ndihmojmë në këtë drejtim dhe po ju sigurojmë që me aplikimin e sugjerimeve tona për ju ose për stafin e kompanisë tuaj, do të ju përmirësohet shumë raporti me klientin dhe perfomanca do të jetë me rezultate pozitive financiare.

Qëllimi i këtij trajnimi është të kemi qëndrim pozitiv mendor, të fitojmë aftësi të reja në shitje përmes telefonit, dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjate me klientët.

Temat kyçe që do të trajtohen:

Standardet e komunikimit me telefon.
Hyrje para komunikimit me telefon.
Refuzimi.
Qëllimi.
Dorëshkrimi.
Përgatitja.
Ushtrimi.
Aktivizimi shitjes.
Teknikat.
Zëri.
Frenuesit e komunikimit.

Identifikimi i komponentët kryesorë të hapjeve dhe mbylljeve efektive të thirrjeve.
Shmangni problemet më të zakonshme të etiketës telefonike dhe zakonet e këqija.

Praktikoni teknikat e rekomanduara për transferimin e telefonuesve dhe vendosjen e tyre në pritje.

Identifikimi I mënyrës për të mbyllur me profesionalizëm thirrjen për të lënë klientin me një përshtypje pozitive.
Si të balanconi shërbimin e mirë të klientit me kohëzgjatjen e thirrjes, duke marrë parasysh kërkesat e telefonuesit.
Teknikat e krijuara për të trajtuar telefonuesit e hutuar dhe emocionalë, për të arritur në një përfundim të kënaqshëm të thirrjes.
Si të bëni dallimin midis telefonuesve të zemëruar dhe atyre që janë të paduruar dhe sit e merreni me te dyja situatat ne mënyrë efikase.

Identifikimi I mundësive ku një përpjekje e shtuar mund të bëje dallimin shumë të madh.

Përcaktoni ngarkesën e punës dhe implikimet e përdorimit të plus / minus një personi.

Qasja profesionale me telefon, është më shumë së shitje, çdo telefonate është një klient potencial.
Trajnimi do të mbahet më datën: 24 janar 2019 në Prishtinë.

Investimi juaj për pjesëmarrje është 89 €. Për grupe me më shumë anëtarë kërkoni ofertë speciale.
Për rezervime & informata na kontaktoni në +383 45510 009 ose në sales@denisgafuri.com.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar kështu që rezervoni tani. /Telegrafi/