LAJMI I FUNDIT:

Organizohet ligjëratë ‘gramatika në kohën e dramaturgjisë’

Organizohet ligjëratë ‘gramatika në kohën e dramaturgjisë’

Festivali filmik ndërkombëtar Kinenova Shkup të premten do të organizojë masterklas me skenaristin e njohur rumun Razvan Radulesku. Ligjërata do të mbahet në kinotekën e Maqedonisë, me fillim nga ora 11:00, ndërsa Radulesku do të flasë me temën ‘gramatika në kohën e dramaturgjisë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Radulesku është njëri nga udhëheqësit e valës filmike postsocialiste rumune. Ai është autor i ‘Vdekja e Lazareskut’ dhe ‘Poza e fëmijës’, film i cili fitoi ari të Artë në Festivalin filmik berlinas në vitin 2013. Filmi ‘4 muaj, 3 javë dhe 2 ditë’ në të cilin ka punuar dhe e fitoi çmimin ‘Palma e Artë’ në festivalin e Kanës në vitin 2007. /Telegrafi/