LAJMI I FUNDIT:

Organizohet aksioni për pastrimin e liqenit të Batllavës

Organizohet aksioni për pastrimin e liqenit të Batllavës

Ditën e mërkurën duke filluar nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e liqenit të Batllavës.

Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga e liqenit.


Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

Në fund, ftohen qytetarët që t’i bashkëngjiten këtij aksioni. /Telegrafi/