Lëvizja KOSINT, e përfaqësuar nga Syri i Vizionit (SIV), Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Roma and Ashkalia Documentation Center (RADC) dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VORAE), e përkrahur edhe nga organizata tjera të shoqërisë civile të cilat angazhohen për të drejtat, gjithëpërfshirjen dhe avancimin e këtyre komuniteteve, i janë drejtuar Zyrës së Kryeministrit me një shkresë për gjendjen gjatë pandemisë dhe nevojës për gjithëpërfshirjen e tyre, me theks të veçantë në Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Me anë të kësaj shkrese, këto organizata iu drejtuan Kryeministrit të Republikës së Kosovës për gjendjen e rëndë të tanishme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjatë pandemisë COVID- 19 dhe nevojat e tyre emergjente për t’u ndihmuar/përfshirë financiarisht në Fondin e paraparë për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Meqenëse këto komunitete janë pjesë e grupeve më të cenueshme në vend, ato do të duhej të kishin edhe vëmendjen e veçantë si dhe i tërë procesi të bëhej në bashkërendim me organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me të drejtat e komuniteteve. Kur jemi te komunitetet, një vëmendje e veçantë do të duhej t’i kushtohej edhe masave për mbështetje të punësimit/rritjen e punësimit te grupet e punëtorëve të komuniteteve me gjasa më të vogla për punësim”, thuhet në letër.
Marrë parasysh statistikat e siguruara nga Ministria e Administratës Publike në dhjetor të vitit 2018, në 56 institucione publike kanë qenë të punësuar 30,635 persona, nga të cilët vetëm 113 pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, apo 0.36 për qind.
“Kërkojmë nga institucionet përkatëse të marrin masat konkrete, fillimisht për të respektuar kuotën e paraparë me Kushtetutën e Republikës se Kosovës – Neni 61 [Përfaqësimi në Punësim në Institucionet Publike] dhe Ligjin për Shërbim Civil Nr. 03/L-149 – Neni 11 [Pranimi në Shërbimin Civil] , Ligji Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe Rregulloren Nr. 04/2010 për procedurat e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të komuniteteve jo shumicë. Hap tjetër i Kryeministrit në të mirë të komuniteteve në Kosovë do të ishte edhe përfshirja e organizatave të shoqërisë civile të cilat merren me të drejtat e komuniteteve në të gjitha grupet punuese ku do të diskutohet mirëqenia e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.
“Kërkojmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës zotimin për transparencë në këtë proces e njëherit edhe përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile, në veçanti në trajtimin e komuniteteve. Për fund, ne anëtarët e organizatave të shoqërisë civile po ashtu kërkojmë nga Kryeministri të merr hapat e nevojshëm për llogaridhënie nga Ministritë e linjave në raport me trajtimin e komuniteteve, veçanërisht me Fondin e paraparë për Rimëkëmbje si dhe të caktohet një takim në mes tij [Kryeministrit të Kosovës] dhe organizatave të shoqërisë civile për të shprehur qëndrimet e dyanshme sa i përket Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike si dhe për të ritheksuar gatishmërinë e OSHC-ve për bashkëpunim në çështjet me interes të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
IKD: Projektligji për tekste shkollore nuk pati vota të mjaftueshme, procesi të kthehet në pikën zero
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre