Organizata 'Education Comes First', falënderon fëmijët dhe të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën "Vrapojmë për të drejtat tona"

Dje është mbajtur minimaratona me moton "Vrapojmë për të drejtat tona", për të shënuar 30 vjetorin e konventës mbi të drejtat e fëmijëve.
Organizata 'Education Comes First', e cila ka organizuar këtë vrapim ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë.
Në një falënderim në faqen e saj në Facebook, kjo organizatë thekson se nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa të sigurohet që të drejtat e fëmijëve të respektohen, që mirëqenia e tyre të mbrohet, që jeta e tyre të jetë e lirë nga frika dhe dëshira që ata të mund të rriten në paqe.
"Sot, këtë e dëshmuan të gjithë pa përjashtim, por më së miri e dëshmuan fëmijët të cilët vrapuan për të drejtat e tyre. Në Gjakovë sot, të gjithë ishim së bashku për të përkrahur fëmijët në edicionin e parë të minimaratonës për fëmijë #3kmper30vjetor të organizuar nga Education Comes First dhe për të mbështetur kauzën e ngritur për krijimin e këndit të lojërave për fëmijët me aftësi të kufizuara në parkun e qytetit të Gjakovës", thuhet në këtë njoftim.
Postimi i plotë:
Nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa të sigurohet që të drejtat e fëmijëve të respektohen, që mirëqenia e tyre të mbrohet, që jeta e tyre të jetë e lirë nga frika dhe dëshira që ata të mund të rriten në paqe. Sot, këtë e dëshmuan të gjithë pa përjashtim, por më së miri e dëshmuan fëmijët të cilët vrapuan për të drejtat e tyre. Në Gjakovë sot, të gjithë ishim së bashku për të përkrahur fëmijët në edicionin e parë të minimaratonës për fëmijë #3kmper30vjetor të organizuar nga Education Comes First dhe për të mbështetur kauzën e ngritur për krijimin e këndit të lojërave për fëmijët me aftësi të kufizuara në parkun e qytetit të Gjakovës. Faleminderit dhe urime të gjithë fëmijëve garues, ti gëzoni medaljet ? Faleminderit për bashkëpunimin dhe përkrahjen Kuvendi Komunal - Gjakovë dhe Kryetarit Ardian Gjini që erdhi sot për ti përgëzuar fëmijët. Faleminderit prindërve, mësimdhënësve dhe të gjithë juve që ishit sot me fëmijët dhe për fëmijët. Faleminderit Vjollca Kuqi që ishte sot udhëheqësja e edicionit të parë të minimaratonës për fëmijë dhe e përkrahe me shumë zemër. Falenderojmë sponsorët dhe mbështetësit Ujë RUGOVE, Liri Prizren, Libraria Buzuku BONEVET Gjakova. Ujë, ëmbëlsira për të gjithë fëmijët, libra për 12 fituesit dhe trofe për kampionët e garës së sotme. Federata Atletike E Kosovës për mbështetjen dhe korrektësinë në vlerësimet dhe ndarjen e medaljeve e mirënjohjeve për 12 fituesit në dy kategoritë e vrapimit. Policinë e Kosovës që u kujdes për të ndaluar veturat që rrugët e qytetit të ishin vetëm për fëmijët sot. Ambulantën e Qytetit që ishte prezent sot, por fatmirësisht të gjithë fëmijët përfunduan garën pa ndonjë lëndim. Drejtorin dhe personelin e Pallatit të Kulturës "Asim Vokshi" nuk e kursyen ditën e diele për të hapur dyert e Pallatit për fëmijët. KVRL dhe grupin e Vullnetarëve për punën e tyre të palodhshme. Mediat që e përcjelljen ngjarjen dhe Shkelzen Rexha që ishte prezent dhe fotot e bukura që i realizove. Se kultura e sporti janë të pandashme këtë e dëshmuan prezenca e Shkolla e muzikes Prenk Jakova dhe ArtDesign DanceStudio, performancat e tyre të shkëlqyera u pëlqyen shumë nga fëmijët. Të gjithëve që na mbështetet në ngjarjen më të madhe sportive për fëmijë: sportista profesionist, vrapues dhe dashamirë të sportit, miq nga Prishtina e Gjakova, familjarë dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakoves që kontribuat në rrjetet sociale duke e ndarë ngjarjen me të tjerët njëherite duke i ftuar të gjithë për të na përkrahuar, ju falenderojmë përzemërsisht. Shihemi në edicionin e rradhës! Education Comes First #24Nentor #Gjakove



















































