LAJMI I FUNDIT:

​ORCA: Profesorët me pozita drejtuese paguhen më shumë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani

​ORCA: Profesorët me pozita drejtuese paguhen më shumë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA ka publikuar sot raportin “Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike të Kosovës”, në të cilin është theksuar se profesorët me pozita të larta drejtuese kanë të ardhura mujore më të larta sesa presidentja Vjosa Osmani.

Në raport thuhet se “që nga matja e parë në vitin 2018, stafi akademik i universiteteve publike në Kosovë vazhdon të ketë shtesa enorme në krahasim me pagën bazë, mirëpo në matjet e fundit këto shtesa kanë nisur të bien në disa prej universiteteve publike e në disa po vazhdojnë të rriten dukshëm”.


“Në këtë matje, Universiteti i Prishtinës ka shënuar rënie drastike të shumës së shtesave, ndërsa universitetet e tjera publike kanë pasur rënie të lehta dhe graduale përgjatë viteve. Bazuar në deklarimet e pasurisë të vitit 2021, Universiteti i Gjilanit ka më së shumti shtesa mujore me një mesatare prej 838 Euro. Ndërkaq Universiteti i Prishtinës e ka mesataren më të ulët të shtesave mujore me një shumë prej 371 Euro”, theksohet në komunikatë.

ORCA në komunikatë bën të ditur se “Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin për Ministrinë e Arsimit për vitin 2020, ka përsëritur gjetjen e viteve të kaluara se si universitetet publike me aprovime të këshillave drejtuese kanë përfshirë në rregullore, kompensime shtesë për pjesëmarrje në disa lloje të komisioneve që konsiderohen si jostatutare”.

“Asnjë adresim i këtyre komenteve të kësaj zyre nuk ka ndodhur. Rektorët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2298 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 939 Euro janë shtesa. Rektori i cili paguhet më së shumti në universitete publike është Fadil Millaku, tashmë ish rektor i Universitetit të Pejës, me 2554 Euro në muaj”, thuhet në raport.

Më tej, në raport thuhet se prorektorët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2053 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 785 Euro janë shtesa.

“Prorektorja e cili paguhet më së shumti në universitete publike është Vjollca Dibra, tashmë ish-prorektore në Universitetin e Gjakovës, me 2603 Euro në muaj. Kjo njëherit është edhe personi më i paguar nga të gjitha pozitat në të gjitha universitetet publike.

Krahasimisht, rroga më e lartë në Kosovë, ajo e presidentes është 2390 Euro në muaj, sipas ligjit të pagave për sektorin publik. Pra, të ardhurat e profesorëve me pozita drejtuese në universitete publike tejkalojnë rrogën e personit me më së shumti përgjegjësi në Republikën e Kosovës”, vijon njoftimi nga ORCA.

Sipas ORCA, Dekanët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 1934 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 672 Euro janë shtesa.

“Prodekanët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 1613 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 400 Euro janë shtesa. Ndërkaq mesatarja e shpenzimeve për kokë studenti në universitete publike në vitin 2020, është 796 Euro”, njofton ORCA.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori