LAJMI I FUNDIT:

ORCA: 72 % e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë

ORCA: 72 % e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë

ORCA sot ka prezantuar raportin “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës”, ku janë analizuar CV-të e 481 profesorëve me tituj akademikë dhe kontratë të rregullt në Universitetin e Prishtinës, sa i përket publikimeve shkencore.

ORCA ka bazuar hulumtimin e saj në dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutin e Universitetit të Prishtinës.


Gjithashtu, për vlerësimin e revistave shkencore, ORCA ka përdorur Parimet e Transparencës të përpiluara nga disa nga organizatat më të mëdha të publikimit shkencor, si dhe ‘Listën e Beallit’ për revista dhe botues të dyshimtë.

Në këtë raport paraqiten të dhënat si: 28% të profesorëve të UP-së kanë botuar së paku një herë në revista të dyshimta; 72% e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë sipas dispozitave në fuqi; si dhe të dhëna specifike për secilin fakultet të Universitetit të Prishtinës, sa i përket publikimeve shkencore dhe justifikimit të titujve.

Po ashtu, ky raport paraqet të dhëna unike sa i përket numrit total të publikimeve shkencore në Universitet.

Në prezantimin e raportit, ishte prezent edhe profesori JeffreyBeall, themeluesi i ‘Listës së Beallit’ për revistat dhe botuesit e dyshimtë.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori