LAJMI I FUNDIT:

Orban: Merkel do ta kishte parandaluar luftën në Ukrainë

Orban: Merkel do ta kishte parandaluar luftën në Ukrainë

Fjalë të mëdha për ish-kancelaren Angela Merkel ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban, sipas të cilit ish-kancelarja gjermane mund të kishte parandaluar luftën në Ukrainë, nëse do të ishte ende ulur në karrigen e kreut të qeverisë së Berlinit.

Këto lëvdata, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai i ka bërë në një ngjarje të organizuar në Berlin, i cili mes të dielës dhe të hënës pati bisedime me Angela Merkel dhe kancelarin Olaf Scholz, përcjell Telegrafi.

Ai kujtoi vitin 2014 duke deklaruar se pas aneksimit të Krimesë, Merkel duhet ta shmangte shpërthimin e një konflikti.


“Ajo që bëri Angela Merkel në kohën e krizës së Krimesë ishte një kryevepër”, citohet të ketë thënë ai.

Madje, sipas kryeministrit hungarez, presidenti amerikan Joe Biden nuk është personi i duhur për t’i dhënë fund luftës.

Ajo që nevojitet, theksoi ai, është një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Por, vlerëson ai, Biden shkoi shumë larg në kritikat e tij ndaj presidentit Vladimir Putin.

“Mund të tingëllojë e ashpër, por shpresa për paqe quhet Donald Trump”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori