LAJMI I FUNDIT:

Orari i ri i lëvizjes – fillon nga sot deri më 18 maj

Orari i ri i lëvizjes – fillon nga sot deri më 18 maj

Nga sot masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë, ndërsa kjo pasi numri i rasteve të reja me coronavirus në vend ka shënuar rënie dhe janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

Masat e reja janë në tri faza, e parë nga 4 deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 1 qershor, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin tjetër, raporton Telegrafi.


Faza e parë, 4-18 maj

Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1 orë e 30 minuta në 3 orë, në dy orare paradite dhe pasdite.

Ndërsa veprimtaritë që do të hapen gradualisht janë ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve-pjesërisht, tregtia me pakicë-pjesërisht, riparimi i artikujve personal dhe orendive, zyrat e konsulencës.

Faza e dytë, 18 maj-1 qershor

Gjatë kësaj faza planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata. Veprimtaritë që do të hapen janë tregtia me pakicë-plotësisht, dentistët dhe fizioterapeutët, sallonet e ondulimit dhe flokëtarët, gastronomia, transporti hekurudhor,  transporto urban dhe ndërurban, qendra e thirrjeve dhe hapja e muzeve dhe galerive.

Faza e tretë, 2 qershor…

Në bazë të situatës epidemiologjike do të hapen taksitë, gastronomia në përgjithësi, provimet në arsimin e lartë, testi i maturës dhe arritshmërisë, hapja e kinemave dhe teatrove, hapja selektive e aktiviteteve  sportive etj.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nuk do të ketë më rotacion të orarit por nga nesër qytetarët do të dalin dy herë nga 90 minuta, para dhe pas dite.

Vitia ka theksuar se qytetarët nuk duhet të relaksohen por të vazhdojnë t’i respektojnë masat e qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndryshe, IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 38 raste të shëruara dhe 10 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Aktualisht janë gjithsej 823 raste me 336 të shëruar dhe 22 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori