Orari i ndeshjeve të javës së tretë të IPKO Superligës dhe javës së dytë të Ligës së Parë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin për javën e tretë të Superligës, respektivisht javën e dytë të Ligës së Parë.
Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës, e cila zhvillohet të premten në stadiumin “18 Qershori” në Klinë do ta hapë javën e tretë në IPKO Superligë.
Ndërkohë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ndër të cilat edhe dueli ndërmjet kampionit, Feronikelit dhe nën-kampionit, Prishtinës, derisa të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.
Në Ligën e Parë, Liria e pret KEK-un të shtunën, ndërsa Besa udhëton te Vitia.
Pas ndeshjeve të kësaj jave, skuadrat e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë do të pauzojnë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.
IPKO Superliga – Java e 3-të
E premte, 30.08.2019 ora 16:00Dukagjini – DritaE shtunë, 31.08.2019 ora 16:00Feronikeli – Prishtina Llapi – Ballkani Flamurtari – FerizajE diel, 01.09.2019 ora 16:00Trepça’89 – Drenica
Gjilani – Vushtrria
Liga e Parë – Java e 2-të
E shtunë, 30.08.2019 ora 16.00Istogu – Onix Liria – KEK-u Arbëria – Ramiz Sadiku Vitia – BesaE diel, 01.09.2019 ora 16.00Vllaznia (P) – Malisheva Vëllaznimi – Drenasi Dardana – 2 Korriku Trepça – Ulpiana luhet në javën e ardhshme. /Telegrafi/












































