Orari i ndeshjeve bëri që trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp të fliste në konferencë për shtyp.

Gjermani, i cili në fund të sezonit largohet nga Liverpool, ka mbrojtur lojtarët e tij dhe ka thënë se pret që agjencia e të drejtave të njeriut të ndërhyjë në krijimin e orarit.


"Orari është absolutisht i çmendur. Nuk është normale që Liverpool të luajë një lojë të shtunën në orën 12:30. Duhet të luajmë të enjten, të dielën, të mërkurën. Më pas të shtunën në orën 12:30 ajo që po na bëjnë është krim. Në fakt prisja që Amnesty International të shkonte tek ta”, ka thënë Klopp.

klopp 4

Liverpool është një ekip me një numër të madh tifozësh në mbarë botën dhe luan në momente të veçanta pasi kjo i konvenon mbajtësit të drejtave televizive.

Skuadra e Klopp përjetoi një sërë dështimesh, të cilat e vështirësuan shumë veten për të luftuar për titullin kampion. /Telegrafi/

telegrafi sport app