LAJMI I FUNDIT:

Oracle po zhvillon një automjet policie në versionin Cybertruck të Tesla-s

Oracle po zhvillon një automjet policie në versionin Cybertruck të Tesla-s

Gjiganti i teknologjisë kompjuterike Oracle ka bërë të ditur planet për të zhvilluar një automjet policie të bazuar në modelin Cybertruck të Tesla-s.

Larry Ellison, bashkëthemeluesi i kompanisë, që dikur kishte një vend në bordin e drejtorëve të Tesla-s, e ka bërë njoftimin gjatë konferencës CloudWork të Oracle në Las Vegas më 20 shtator, transmeton Telegrafi.


“Makina jonë e policisë së gjeneratës së ardhshme do të dalë shumë shpejt. Është vetura ime e preferuar e policisë; është makina ime e preferuar në fakt dhe po ashtu e Elon Musk”, tha Ellison gjatë prezantimit.

“Ndër të tjera, është shumë e sigurt, shumë e shpejtë, ka një trup prej çeliku inox, dhe ne nuk do të kemi nevojë t’i shtojmë një ekran ose kamera sepse ne mund të përdorim kamerat e tyre ekzistuese dhe ekranin ekzistues për të vendosur aplikacionin tonë në të”, ai shtoi.

Derisa fliste, ekrani pas tij shfaqte një imazh një veturë policie Tesla Cybertruck, të kompletuar me drita urgjence, sirena, dhe veshje Oracle.

Bashkëthemeluesi i Oracle nuk dha detaje të mëtejshme.

Kjo kompani tashmë po ofron zgjidhje cloud për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe zhvillimi i një makine policie do të ishte hapi tjetër në këtë drejtim. /Telegrafi/