Ora pa bateri

Kemi lloj-lloj orësh, orë me diell, orë me bateri, orë me rrymë etj. Shkenca ka evoluuar me kohë nëpër vende të ndryshme sipas akrepave të orës, por tek ne siç duket bateritë janë harxhuar.
Ne nuk kemi as edhe një orë te mirëfilltë. Jemi 3 orë mbrapa botës, derisa atje është ora 21:00 tek ne është 18:00. Siç duket na pëlqen të jemi të prapambetur, të mos dimë ta përdorim kompjuterin për asgjë tjetër vetëm për MSN ose të mos dimë fare se çfarë është kompjuteri.
Jemi një popull shumë i veçantë. Gjithë populli do vetëm gjëra antike, kemi telefon të shek.20, kolltuqe parahistorike etj. por ç’hyn kolltuku ne këtë mes? Me rëndësi është personi i ulur në të. Kolltukët nuk tregojnë kulturën dhe inteligjencën e një populli jo, por truri. Por tek ne truri është i mbuluar me rrjet merimange.
Është vepra më antike e gjetur ndonjëherë! Truri shqiptar! Një lloj truri i cili është i papërdorur fare ose pak. Një lloj truri i cili është i interesuar vetëm për një gotë çaj rusi dhe diçka të hajë. Një lloj truri i cili të vetmen gjë që lexon janë titujt me të zeza të gazetave.
Truri ynë është aq i papërdorur sa që në treg po ta shisnim do të shitej me çmimin më të shtrenjtë. Po ta shikosh orën tek ne për çdo dy minuta do e shohësh se ora ka ngecur 18:00.
Jo vetëm që kemi një orë te vjetër por edhe bateritë janë aq te vjetruara dhe të mykura sa që nuk mund te punojnë as edhe një ditë. Edhe pse kemi tentuar dhe i kemi ndërruar bateritë secila ka qenë më e vjetër se tjetra dhe më e dobët se tjetra. Edhe po të dalësh në treg dhe të kërkosh bateri te reja, të dëbojnë jashtë TEZGËS së tyre shkelma.
E re, novatore , revolucionare. Fjalët më te urryera për popullin tonë. Fjalë të cilat nuk mund të depërtojnë në veshin tonë te mbushur me dyllë. Asgjë tek ne nuk ndryshon, ne vetëm mbrapa ecim. Një karakteristikë e veçantë kjo.
Derisa popujt tjerë gjejnë mënyra për të udhëtuar nëpër planetët tjera për një orë, tek ne shkojnë vite për te gjetur si të udhëtojmë nëpër qytete tjera për një orë. Në vend të hartës sonë është bërë një rrjete kolosale merimange. Duhet që të gjejmë at fshesë të madhe për ta pastruar, edhe pse do të jetë një udhëtim i gjatë dhe i mundimshëm!
/X/I , Sami Frashëri/




































