LAJMI I FUNDIT:

OQM: Qytetarët e mbrojtën shtetin

OQM: Qytetarët e mbrojtën shtetin

Lideri i Opcionit Qytetar Maqedonas (OQM), Stevçe Jakimovski, në konferencë shtypi tha se qytetarët arritën që ta mbrojnë shtetin, duke theksuar se në momente të rëndësishme, ashtu siç institucionet shtetërore mbrojnë qytetarët, ngjashëm dijnë edhe qytetarët t’i mbrojnë institucionet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në përgjigjet për gazetarët, Jakimovski tha se nuk ka patur asnjë qëllim të shkaktoj çfarëdo incidenti apo konflikti me thirrjen ndaj qytetarëve për të mbrojtur Gjykatën Kushtetuese, por as që u mbështet nga aktivistë të VMRO-DPMNE-së.


Jakimovski shtoi se kanë dalë në mbrojtje të Gjykatës për shkak se aktivistë të ndryshëm u janë kërcënuar gjyqtarëe dhe se në protestë ka patur simpatizantë të tyre, por edhe qytetarë tjerë të bashkësive të ndryshme etnike./Telegrafi/