Në konferencën për shtyp, lideri i Opcionit Qytetar për Maqedoni (OQM), Stevçe Jakimovski, tha se partia e tij është mjaft e befasuar nga vendimi i kryetarit Ivanov për të falur politikanët ndaj të cilëve janë ngritu procedura hetuese, ose kanë vendim të plotëfuqishëm gjyqësorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë parti, është befasuese fakti se ky vendim merret në një periudhë kur kemi një qeveri jofunksionale teknike, kuvend të shpërndarë, kurse me këtë vendim, kryetari rrezikon institucionin e vetëm jetik.

OQM-ja konsideron se ndaj kryetarit është bërë trysni e madhe ndaj kryetarit Ivanov për të marrë këtë vendim, duke e ndërlidhur me Zoran Zaevin.

Jakimovski drejton gishtin edhe kah PSP-ja, duke thënë se e vetmja arritje e tyre qenka gjetja e të dhënave se është sharë Ljube Boshkovski gjatë arrestimit të tij. Megjithatë, OQM-ja thotë se të gjithë që kanë bërë krime, pa marrë parasysh a është në pushtet apo në opozitë, duhet të japë llogari./Telegrafi/