LAJMI I FUNDIT:

Oppo ka prezantuar zyrtarisht telefonin inteligjent të palosshëm Find N

Oppo ka prezantuar zyrtarisht telefonin inteligjent të palosshëm Find N

Falë tre gjeneratave të telefonave të palosshëm, Samsung është bërë lider në treg, i ndjekur nga Huawei dhe Xiaomi. Tani atyre u është bashkuar Oppo.

Sot, Oppo është marka e katërt më e madhe e telefonave inteligjentë në botë, dhe pas publikimit të lajmeve të mëparshme, tani më në fund dhe zyrtarisht ka prezantuar telefonin e palosshëm Find N.

Bëhet fjalë për një telefon inteligjent me ekran të jashtëm 5.49 inç, ndërsa pas hapjes së pajisjes ofrohet një ekran fleksibël Serene Display 7.1 inç.

E veçanta e dizajnit të kësaj pajisjeje është formati keran 9: 8.4 (rezolucion 1,920 x 1,792 piksele) për ekranin fleksibël AMOLED, i cili ofron përdorim më praktik falë aftësisë për të ndarë ekranin.

Ekrani i jashtëm AMOLED i modelit Find N ka një format më të njohur 9:18 (rezolucion 988 x 1,972 piksele) krahasuar me formatin më të ngushtë 9: 24.5 të Galaxy Z Fold 3 të Samsung.

Find N funksionon në një procesor pak më të vjetër Qualcomm Snapdragon 888, jo Snapdragon 8 Gen 1 i ardhshëm ose Snapdragon 888 Plus ekzistues. Kjo për faktin se cikli i zhvillimit të pajisjes zgjati shumë.

Specifikimet e tjera përfshijnë 12 GB RAM LPDDR5 dhe deri në 512 GB memorie të brendshme UFS 3.1, dhe pajisja përdor ColorOS 12 bazuar në Android 11. Shpejtësia e rifreskimit të ekranit fleksibël është 120Hz dhe e jashtme 60Hz.

Telefoni inteligjent peshon 275 gram, ka një kamerë kryesore prej 50 MP, sensorin IMX766 të Sony, kamerën ultra të gjerë IMX481 16 MP, si dhe kamerën 2x telefoto Samsung S5K3M5 prej 13 MP, ndërsa në prerjen e shpuar në ekranin e jashtëm dhe të brendshëm ka një kamerë selfie IMX615 32 MP.

Find N mundësohet nga një bateri 4500 mAh që mbështet karikimin e shpejtë 33W Super VOOC dhe karikimin pa tel 15W AirVOOC dhe është e mundur të përdoret karikimi i kthyeshëm 10W.

Ndryshe nga telefonat inteligjentë më të rinj të Android, zhbllokimi bëhet duke përdorur një sensor gjurmë gishtash të montuar në anë të integruar në butonin e energjisë.

ColorOS 12 vjen me modalitetin FlexForm Mode i cili lejon përdorimin e telefonave celularë në formën e mini laptopëve. Gjithashtu, një ekran i jashtëm mund të përdoret për të ndihmuar në nxjerrjen e fotove selfie.

Find N vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe vjollcë, shitjet fillojnë më 23 dhjetor dhe çmimi varion nga 1210 deri në 1410 dollarë në varësi të modelit me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme apo version me 12 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme.

Për momentin, pajisja do të jetë e disponueshme vetëm në Kinë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të shfaqet në tregjet e tjera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori