LAJMI I FUNDIT:

Opozitari rus Alexei Navalny: Putin është një gënjeshtar, nuk mund të ndalet së gënjyeri

Opozitari rus Alexei Navalny: Putin është një gënjeshtar, nuk mund të ndalet së gënjyeri

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny ka thënë se presidenti Vladimir Putin është “një gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri”.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të Putinit se Navalny e ka injoruar ligjin dhe e ka ditur se çfarë do t’i ndodhë nëse kthehet nga Gjermania në Rusi.


Këto komente Putin i bëri më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës pasi u takua me presidentin amerikan Joe Biden.

Në Gjermani, Navalny është trajtuar si pasojë e helmimit me një agjent nervor Novichok brenda Rusisë. Helmimi tij kishte ndodhur gjatë një udhëtimi nga Siberia për në Moskë.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Navalny shkruan se Putini mbase vuan nga një “sëmundje psikiatrike për shkak të posedimit të shumave pa kufi të parave dhe të qenët në pushtet për një kohë të gjatë”.

“(Ai) thjesht nuk thotë asnjë fjalë të vërtetë. Edhe kur e di se gënjeshtrat e tij do të zbulohen menjëherë”, shkroi Navalny, përcjellin mediet e huaja.

Ai u bëri thirrje rusëve që duke përdorur sistemin e Votimit të Mençur, të cilin e ka përgatitur ai dhe ekipi tij, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen në shtator për të mundësuar rrëzimin nga pushteti të partisë Rusia e Bashkuar.

Më herët, një gjykatë në Moskë u ka ndaluar veprimtarinë organizatave politike të lidhura me kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, duke i shpallur ato “ekstremiste”. Aktivistët do të përballen me burgim nëse vazhdojnë punën e tyre dhe secilit që mbështet publikisht rrjetin politik të Navalnyt, mund t’i ndalohet gara për pozita publike.

Kremlini e shpall organizatën e Alexei Navalnyt si 'grup terrorist'
Lexo po ashtu Kremlini e shpall organizatën e Alexei Navalnyt si 'grup terrorist'

Përmes rrjeteve sociale, Navalny është zotuar se nuk do të zmbrapset. Zgjedhjet parlamentare ruse pritet të mbahen në muajin shtator, dhe sondazhet tregojnë se partia në pushtet po humb përkrahjen.

Navalny ka fajësuar Putinin për dhënie të urdhrit për helmim, mirëpo Kremlini mohon diçka të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori