LAJMI I FUNDIT:

Opozita synon ta rrëzojë Qeverinë në pranverë

Opozita synon ta rrëzojë Qeverinë në pranverë

Partitë opozitare janë zotuar sërish se do ta rrëzojnë Qeverinë e re, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve opozitare (LDK e LVV) kanë thënë se do të punojnë intensivisht që kjo Qeveri të mos jetë jetëgjatë.


Drejtuesit e LDK-së kanë deklaruar se pas 100 ditësh punë të Qeverisë aktuale do të bëhet vlerësimi dhe do të shihet për hapat e mëtutjeshëm, në mënyrë që nëse Qeveria nuk dorëzohet vetë, atëherë të rrëzohet me anë të mocionit të mosbesimit.

Me këtë rast edhe drejtuesit e LVV-së kanë bërë të ditur se do ta mbështesin një mocion të tillë në momentin kur ai iniciohet.

Disa nga deputetët e opozitës, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, po planifikojnë që rrëzimi i Qeverisë të ndodhë në pranverën e ardhshme, pasi që deri në fund të këtij muaji derisa të përfundojë balotazhi, ndërsa përgatitjet për rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet mocionit të mosbesimit do të nisin në fillim të vitit tjetër.

Megjithëkëtë, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, pavarësisht se i kanë vetëm 61 vota në Kuvend, insistojnë se opozita nuk ka gjasa që ta rrëzojë Qeverinë meqë nuk i ka numrat e nevojshëm.

Nga ana tjetër njohësit e çështjeve politike, ndonëse kanë konsideruar se Qeveria e tanishme është tejet e brishtë, kanë thënë se ende është herët të flitet për mocion. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori