LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie, MSh-ja është shëndrruar në drejtori të sektorit privat

Opozita: Shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie, MSh-ja është shëndrruar në drejtori të sektorit privat

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu pati pyetje të shumta karshi ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai Vitinë e quajti përfaqësues të sektori shëndetësor privat derisa tha se ministria e Shëndetësisë është drejtori i sektorit privat.


“A do ia braktisësh sërish pacientët dhe shëndetësinë si e vlerësoni punën e Përparim Ramës? Ju e thatë se antikorrupsioni po merret me juve, a keni pas marrëdhënie kontraktuale me Olive sa ka qenë paga juaj, çfarë pozite keni pasur, a keni punuar vetë apo edhe me ndonjë familjarë? Pyetje nuk do të bëjë për sektorin publik sepse asnjë premtim nuk e keni realizuar dhe ju jeni përfaqësues i sektorit privat. Skandalet janë të një pas njëshme.

Ushtruesja e detyrës është ish drejtoresha e Mytaher Haskukës ndoshta nuk është politike, por me marr një drejtoreshë politike duke pas mijëra menaxherë këtu por prapë është çështje juaj. Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në drejtori të sektorit privat”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Shemsedin Dreshaj nga AAK e nisi debatin me Vitinë duke iu drejtuar se ke ardhur taze, madje ai konsideroi se sektori i shëndetësisë nuk është prioritet i kësaj qeverie.

Vitia: Listat e pritjes janë pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre deri në 50 për qind
Lexo po ashtu Vitia: Listat e pritjes janë pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre deri në 50 për qind

“Shëndetësia kurrë më keq nuk ka qenë, ka mungesë të barnave esenciale e lista të pritjes trajtime jashtë vendit me borxhe milionëshe, ikje të profesionistëve shëndetësor. Ka regres në përcaktim të menaxherëve të shëndetësisë”, tha ai.

E epiteti që i dha Dreshaj Vitisë se është taze këtij të fundit si duket nuk i pëlqeu.

“Nuk jam taze, përgjegjësitë që më takojnë do ta ketë një emër dhe të gjitha përgjegjësitë do të më adresohen mua, e se sa jam taze nuk do të qoj peshë. Shëndetësia si ushtria ose si partia ka qenë dikur, por nuk ka më”, tha ai.

Por lidhur me pyetjen e Dreshaj tha se ligji për shëndetësi dhe ai për sigurime shëndetësore do të vijnë në Kuvend, Vitia duke mos dhënë ndonjë datë të caktuar u shpreh se për këto ligje bazike kanë plan të detajuar se kur do të sillen në qeveri e Kuvend, raporton kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori