LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Serbia përfitoi nga çdo marrëveshje, Kosova në asnjë (Video)

Opozita: Serbia përfitoi nga çdo marrëveshje, Kosova në asnjë (Video)

Serbia vazhdoi edhe vitin 2016 të mos përfill shumë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel. Pala serbe në vazhdimësi ka bërë që nga marrëveshjet të dalë fituese, ndërsa pala kosovare ka humbur. Humbjet më të mëdha nga ndërhyrjet e Serbisë përllogariten të jenë bërë në sistemin energjetik.

Nuk mund të anashkalohen as humbjet që Kosovës i ka shkaktuar në sistemin e telekomunikacionit, deklarojnë përfaqësuesit e Opozitës në Kosovë.


Përfaqësues nga opozita, nuk pajtohen me mënyrën e bisedimeve me palën serbe.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli, ka thënë për KosovaPress se marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy vendeve deri diku është realizuar, por që shqetësues mbetet fakti që Serbia vazhdon të mos i njoh targat e Kosovës.

“Marrëveshja në 2016 ka shkuar shumë mirë sa i përket pagesave të dëmeve nga pala e Serbisë dhe pala kosovare. Gjithçka është shkuar në rregull. Personalisht çka më shqetëson është vetëm, për qytetarët e Kosovës që nuk lejohen me shku në territorin Serbisë me tabelat RKS. Këtu thyhet marrëveshja por kjo është problem i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mos të lejohet pala serbe me hy në Kosovë me targa ose me iu bërë e njëjta sikurse ajo që ju bëhet qytetarëve të Kosovës”, tha Pacolli.

Rexhep Selimi, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ka thënë se të gjitha marrëveshjet që deri tani janë arrit kanë qenë në favor të sponsorizuesit, në këtë rast të Beogradit.

“Të gjitha marrëveshjet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kanë rezultuar që janë marrëveshje në interes të sponsorizuesve të tyre. Edhe marrëveshja për telekomunikacionin e favorizon Qeverinë e Beogradit ku e bënë operuese me telefoninë e saj fikse dhe mobile në të gjithë territorin e Kosovës. Edhe marrëveshja për targat e favorizon shtetin e Serbisë, ku e bën jo profesionale, jo të barabartë me shtetasit e Kosovës. Pra të gjitha marrëveshjet që nga fillimi deri më tani, në Bruksel kanë qenë të sponsorizuara në interes edhe nga Qeveria e Serbisë për tu rikthyer në forma të ndryshme me dominimin, ndikimin e vet brenda territorit të Kosovës”, tha Selimi.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se çdo marrëveshje e nënshkruar mes palëve ka shkuar në favor të Serbisë.

“Asnjë marrëveshje, aty ku nuk ka qenë interesi i Serbisë nuk është nënshkruar. Janë nënshkruar lehtësisht nga Serbia aty ku përfiton qytetari i Serbisë dhe shteti i Serbisë dhe në këtë drejtim unë them se përfitimet e Kosovës janë zero. Kur e them këtë e bazoj në argument, sepse të bisedosh për çështje të brendshme të shtetit tënd me shtetin fqinjë dhe ai ti rregullon gjendjen brenda, sikur tani kemi murin dhe veriun e Mitrovicës dhe shumë gjëra tjera që janë kompetencë e shtetit dhe qeverisë së Kosovës, kjo është nonsens”, tha Lekaj.

Lekaj tha se edhe tek kodi për Kosovën Serbia ka pasur përfitime, se po qe se nuk do të kishte, nuk do t’ia lejonte Kosovës marrjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori