LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Nuk jemi “shukatur”, do të vazhdojmë me protesta deri në rrëzimin e Qeverisë

Opozita: Nuk jemi “shukatur”, do të vazhdojmë me protesta deri në rrëzimin e Qeverisë

Që nga dita kur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u votua president i vendit, opozita e bashkuar është “shukatur” .

Por, sipas eksponentëve të opozitës së bashkuar, “kundërshtimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën dhe i këtij koalicioni qeverisës do të vazhdojë” më protesta dhe mënyra tjera të reagimit”.


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, ka theksuar për Telegrafin se kanë hyrë në muajin e shtatë të kundërshtimit të dy marrëveshjeve shtetrrënuese (Asociacionit dhe Demarkacionit), dhe janë afër tre muajve prej kur kërkojnë dorëheqjen e një kryeministri, që e ka shkelur 23 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sipas saj, kundërshtimi tashmë nuk është vetëm opozitar por është kundërshtim gjithëpopullor, siç është dëshmuar me protestat e fundit madhështore dhe paqësore.

“Zgjedhja e Thaçit president si një figurë e urryer dhe përçarëse, nuk do ta ndal zërin dhe veprimet opozitare dhe qytetare, përkundrazi, kundërshtimi është i domosdoshëm; pra betejat dhe protestat do të vazhdojnë madje do të jenë edhe më të fuqishme. Për kohën dhe veprimet do të njoftoheni shumë shpejtë. Nuk ka alternativë, ky regjim diktatorial do bie, e bashkë me të edhe marrëveshjet e dëmshme”, ka theksuar Haxhiu.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka theksuar se  asgjë nuk ka ndryshuar në fuqinë e veprimit dhe të kundërshtimit opozitar.

Sipas tij, kanë vazhduar edhe konsultimet edhe takimet e rregullta, duke shtuar se “liderët opozitarë janë takuar edhe dje edhe pardje, ndërkohë që do të takohen prapë nesër”.

“Kundërshtimi i opozitës është po ai që ka qenë; i vendosur deri në dorëheqjen e qeverisë që e ka shkelur Kushtetutën, dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kundërshtimi opozitar  asnjëherë nuk ka qenë i fokusuar kundër një individi. Ne kemi telashe me një strukturë qeverisëse, e cila mendojmë se e ka kapur shtetin”, ka thënë Nitaj.

Nitaj ka thënë për Telegrafin se opozita e ka kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit si shef i shtetit, për shkak se sipas tij, Thaçi ka qenë njëri prej arkitektëve të gjendjes së rëndë në vend.

“Ky nuk ka qenë vetëm kundërshtim individual, por edhe konceptual. Pos kësaj opozita po i shqyrton mundësitë për ta dërguar zgjedhjen e Hashim Thaçit në Kushtetuese, nëse ajo vlerëson se ka hapësirë për një gjë të tillë. Opozita as nuk është e heshtur e as e ‘shukatur’. Shumë shpejt opinioni do t’i shohë prapë veprimet e saj. Është çështje ditësh se kur do të vazhdojnë protestat opozitare e qytetare, kundër  keqqeverisjes, të cilat do të jenë edhe me të forta edhe më të shpeshta”, ka shtuar Nitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori