Paralajmërimi se demarkimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e dialogut të Brukselit, ka bërë që opozita ta quaj të rrezikshme një opsion të tillë.
Kjo për faktin se do të mund të bëheshin pazare me territorin e vendit, ashtu siç janë bërë me marrëveshjet tjera në dialogun e deritashëm.
Ndërsa, gjeografët mendojnë se duke marrë parasysh problemet dhe pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, atëherë do të duhet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare.
Megjithatë, sipas tyre, barrën kryesore do ta bartin institucionet e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë paralajmëroi se kjo çështje do të jetë në tavolinën e dialogut në Bruksel, prandaj, ka ftuar të gjithë që të marrin përgjegjësitë që iu takojnë.
Kreu i shtetit ka thënë se involvimi i bashkësisë ndërkombëtare në këtë proces do të jetë i pashmangshëm, sepse, përndryshe vështirë do ta kenë të merren vesh për çështje kufitare me Serbinë.
“Çështja e kufirit Kosovë-Serbi do të jetë në tavolinë. Tash eja të jemi të gjithë aty ku flitet, aty për kufirin Kosovë-Serbi. Lehtë është me thënë nëse del mirë jam në atë pjesë, nëse nuk del të kritikoj. Ne duhet ta konsolidojmë shtetin dhe se ky proces do të përmbyllet mirë sepse s’do të jemi vetëm ne me Serbinë aty për t’u shtyrë mes vete, por do të jetë dhe faktori ndërkombëtar dhe askush s’është i interesuar ta dëmtoj shtetin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të Kosovës. Ne do të jemi pjesë e NATO-s, por duhet ta kemi parasysh që Kosova dhe Serbia kufij shtetëror s’kanë pasur kurrë. Tash janë ekspertet që do ta japim opinionet e tyre. Do të kemi opinione të ekspertëve kosovarë, do të jetë dhe pala serbe, por natyrisht që unë kam ftuar dhe do të insistoj që të jenë dhe përfaqësuesit e NATO-s në këtë proces të involvuar. Kam besim të plotë në opinionin e tyre , qëndrimin e tyre, vizionin e tyre dhe ekspertizën profesionale”, tha ai.
Ai ka shtuar se janë rreth 400 kilometra që do ta përcaktojnë vijën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Do të jenë diku rreth 400 kilometra që do ta përcaktojnë vijën kufitare në mes të dy vendeve tona. …. nëse më pyet mua në kuptimin e ekspertizës profesionale, nuk mund ta di tash me metra se si do të përcaktohet sepse nuk i di ato fusha, ato male se si janë të përcaktuara në bazë të Kushtetutës tonë, deklaratës së pavarësisë, marrëveshjes së Kumanovës dhe kushtetutës së vitit 74, por nuk do të lejojmë asnjë milimetër të territorit të Kosovës të cenohet”, tha ai”, tha Thaçi.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për demarkimin e vijës kufitare me Serbinë, por s’ka preferuar të tregojë se kur dhe si do të bëhet.
“Demarkimi është proces i rëndësishëm kur ndodhë mes vendeve mike, e lëre më me situatën që është me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha thanë më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë. Ajo çka kam kuptuar unë është se çka kuptojmë me demarkim? Nëse flasim për një demarkim standard apo nëse flasim për një demarkim ashtu si po lajmërojnë zyrtarët e Serbisë, prapë është ndarje, me demarkim po nënkuptojnë ndarje”, tha Haradinaj.
Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka quajtur të rrezikshme këtë opsion, duke thënë se Serbia në mbi 200 vende e konteston kufirin me Kosovën. Sipas tij, edhe më problematike do të jetë kjo për faktin se të gjithë librat origjinal kadastral i ka Serbia dhe do të jetë më problem se që ka qenë me Malin e Zi.
“Do të ishte e rrezikshme që edhe demarkacioni të bëhej pjesë e dialogut, sepse në atë rast do të kishim të bënim me kompromise. Faktikisht tashmë demarkacioni me Serbinë, Kosovës i është bërë një dëmë paraprak për nga mënyra se si është miratuar demarkacioni me Malin e Zi, sepse vendosja e kadastrit si kriter themelor për përcaktimin e vijës kufitare mendoj që Kosovës do t’i shkaktoj shumë telashe edhe në përcaktimin e vijës kufitare me Serbinë. Duke qenë se kadastrat origjinal i ka vet Serbia, librat kadastral nuk i janë kthyer Kosovës, ne mendojmë që aty mund të ketë shumë manipulime dhe Serbia faktikisht i ka në dorë kadastrat e Kosovës, kjo nuk mund të jetë një pozicion i favorshëm i Kosovës kur të vije koha e përcaktimin të vijës kufitare me Serbinë”, tha Konjufca.
Për sekretarin e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Bilall Sherifi, së pari duhet të sqarohet çështja e formatit dhe konsensusit politik e institucional, pastaj diskutimi për temat.
“Njëherë duhet ë sqarohet çështja e formatit, çështja e platformës, çështja e unitetit dhe konsensusit të brendshëm pastaj mund të flasim se çka do të flasim me Serbinë. Prandaj nuk mendoj që duhet të kem pozicion vetëm për këtë çështje, sepse për mua të gjitha çështjet në raport me Serbinë janë të rëndësishme”, theksoi Sherifi.
Mirëpo, profesori i Gjeografi dhe kryetar i Komisionit Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, për KosovaPress, thotë se bartës kryesor të përgjegjësisë për këtë çështje do të jenë institucionet e Kosovës.
Porse, faktori ndërkombëtar, sipas tij, mund të jetë lehtësues i këtij procesi, madje, detyrimisht, Kosova do të ketë nevojë për ndihmën e faktorit ndërkombëtar, duke marrë parasysh qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.
“Kam frikë se do të jetë relativisht vështirë të zhvillohet procesi çfarë është zhvilluar procesi me ish republikat tjera deri në këtë fazë të demarkimit të kufirit. Për faktin se ne e dimë të gjithë që Serbia nuk heq dorë nga pretendimet territoriale mbi Kosovën. Sigurisht që çdo involvim i institucioneve ndërkombëtare në këtë fazë për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve për ta zgjidhur çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur. Por kjo çështje në radhë të parë varet nga institucionet e Kosovës se çfarë mendojnë ata të bëjnë, si mendojnë t’i qasen ata këtij problemi dhe normal si mendojnë ta zgjidhin këtë problem i cili është i hapur edhe tash”, deklaroi Bulliqi.
Bulliqi shton se ata si Komision Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, janë të gatshëm edhe në aspektin profesional dhe atë teknik që në çfarëdo kohe të kontribuojnë në këtë proces.KP/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi