LAJMI I FUNDIT:

Opozita e quan të jashtëligjshëm shkarkimin e anëtares së Bordit në OSHP

Opozita e quan të jashtëligjshëm shkarkimin e anëtares së Bordit në OSHP

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere edhe në mbledhjen e sotme po vazhdon diskutimin për vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e anëtares se Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi, në lidhje me tenderin për insulina.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja adresoi akuza ndaj Bordit të OSHP-së se po tentojnë të bëjnë kontrabandë të barnave, me insistimin për sigurimin e tenderit për insulina pa autorizim të marketingut.


Ai paraqiti dy vendime të OShP-së njërën në vitin 2019 dhe tjetrin në vitin 2021, ku tha se ka kontradiktë mes tyre.

Qeverisë i kërkohet që të shkarkoj të gjithë Bordin e OSHP-së
Lexo po ashtu Qeverisë i kërkohet që të shkarkoj të gjithë Bordin e OSHP-së

Mirëpo, anëtarja e Bordit të OShP-së, Kimete Gashi, insistoi në ligjshmërinë e vendimet për tenderin për insulina, ku tha se i njëjti është vërtetuar edhe nga gjykatat e rregullta.

Nën anën tjetër, deputetët opozitarë thanë se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Gashit është i jashtëligjshëm. /KP/