LAJMI I FUNDIT:

Operacioni i arrestimit të policit të Kosovës që transportonte drogë (Video)

Operacioni i arrestimit të policit të Kosovës që transportonte drogë (Video)

Në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni për arrestimin e një polici, që sipas forcave të rendit transportonte narkotikë për dy grupe kriminale.

Tre muaj hetime intensive duke përdorur masa të fshehta iu deshën policisë për ta kapur në flagrancë policin dhe katër persona tjerë të lidhur me narkotikët.


Në pamjet filmike të shfaqura shihet ndjekja e pjesëtarit të policisë nga kolegët dhe arrestimi i tij, pasi në bagazhin e veturës iu gjetën 15 kilogramë marijuanë që për destinacion kishin Podujevën.

Pas arrestimit të policit për trafikim me narkotikë, në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” u treguan pamjet e bastisjeve në shtëpinë e këtij zyrtari që iu mor arma dhe mjetet tjera policore me të cilat kryente detyrën e tij.

Aksioni nuk u ndal vetëm me sekuestrimin e marijuanës, kapjen e policit dhe bastisjen e ambienteve ku ai jetonte.

Duke kapur me këtë arrestim fillin e grupit që merrej me trafikim narkotikësh, policia bastisi katër lokacione të ndryshme në Pejë ku u arrestuan katër persona tjerë. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori