LAJMI I FUNDIT:

Opera Mini në 85. 5 milionë përdorues

Opera Mini në 85. 5 milionë përdorues

Sipas publikimit të fundit të raportit State of the Mobile Web, Opera Mini ka mbi 85.5 milionë përdorues në mbarë botën.

Opera ka publikuar raportin State of the Mobile Web (Gjendja e Uebit Mobil) për muajin dhjetor. Gjatë këtij muaji shfletuesin Opera Mini në botë e kanë shfrytëzuar mbi 85.5 milionë njerëz. Krahasuar me një muaj më parë, numri i përdoruesve të këtij shfletuesi mobil është rritur për 5.5 milionë.


Gjatë dhjetorit me anë të Opera Mini janë shfletuar 46.7 miliardë faqe, e në krahasim me muajin paraprak kjo është rritje prej 4.6 për qind. Trafikun e përgjithshëm të cilin e kanë gjeneruar përdoruesit është 706 milionë megabajt. Krahasuar me dhjetorin e vitit 2009, numri i përdoruesve të shfletuesit është rritur për 84.7 për qind, porosisin nga Opera.

Më së shumti përdorues të Opera Mini kanë qenë në Rusi, më pas në Indonezi, Indi, Ukrainë si dhe në Kinë. /Telegrafi/