LAJMI I FUNDIT:

Opel sërish ngacmon imagjinatën e adhuruesve – publikoi imazhe të Astras

Opel sërish ngacmon imagjinatën e adhuruesve – publikoi imazhe të Astras

Prodhuesi gjerman gradualisht po zbulon një brez të ri të hatchbackut të tij kompakt. Vetëm disa javë para prezantimit zyrtar, Opel publikoi fotot e Astra të para prodhimit të kamufluar.

Reklama

Një pjesë e testeve u kryen në dimër, në veri të Suedisë, ku bateritë në versionin plug-in hibrid të modelit të ardhshëm u testuan gjithashtu në temperatura të ulëta.

Për më tepër, Opel testoi Astran e re në qendrën e provës Dudenhofen në Gjermani, me shpejtësi të lartë.

Fotografitë ende nuk zbulojnë detajet e pjesës së jashtme, pasi Astra është e mbuluar me fletë maskimi, por mund të shihen përmasat dhe forma e gjeneratës së re të hatchbackut të njohur.

Astra e re bazohet në platformën mekanike EMP2 që ndan me modelet Peugeot 308 dhe DS4.

Dihet që motorizimi do të përfshijë një benzinë 1,2 litërshe si dhe një naftë 1,5 litërsh dhe kompania do t’i bëjë ata dy sisteme shtytëse hibride plugin. Në zemër të hibridit do të jetë një benzinë 1.6 litërsh, e ndihmuar nga një ose dy motorë elektrikë, në varësi të faktit nëse makina do të ketë lëvizje përpara ose me të gjitha rrotat.

Opel na lejoi të shikonim edhe brenda automjetit provë, por pjesa më e madhe e brendshme ishte gjithashtu e fshehur.

Në foto, mund të shihet vetëm timoni shumëfunksional, i prerë në pjesën e poshtme dhe leva e ingranazhit, ndërsa nën mbulesën e kanavacës, në pjesën e sipërme të konsolës qendrore, duket qartë ekrani i madh i sistemit multimedial.

Pamja e këtij ekrani na u zbulua nga Opel në një nga “ngacmuesit” e mëparshëm, kur pamë modelin e fenerëve, si dhe disa detaje të tjera të veturës. Prezantimi zyrtar i Astras së re do të bëhet në muajin korrik. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Tre Tesla Roadster të rinj të braktisur në Kinë u blenë nga një prodhues makinash tashmë i falimentuar

Tre Tesla Roadster të rinj të braktisur në Kinë u blenë nga një prodhues makinash tashmë i falimentuar

Auto
Porsche zbulon dy modele të reja të “biçikletave elektrike” – çmimi do të jetë befasues

Porsche zbulon dy modele të reja të “biçikletave elektrike” – çmimi do të jetë befasues

EVs
Del në ankand një Ford Sierra i rrallë

Del në ankand një Ford Sierra i rrallë "i papërlyer", i lënë në një garazh për 20 vjet - pas një renovimi që kushtoi rreth 10 mijë euro

Auto
Projekti i ri: Range Rover Velar po vjen në versionin elektrik

Projekti i ri: Range Rover Velar po vjen në versionin elektrik

Auto
Honda prezanton aeroplanin HondaJet Elite II me një kabinë luksoze dhe një sistem automatik uljeje

Honda prezanton aeroplanin HondaJet Elite II me një kabinë luksoze dhe një sistem automatik uljeje

Auto
Citroen prezanton modelin hibrid C5 Aircross

Citroen prezanton modelin hibrid C5 Aircross

Auto
Kalo në kategori