Onat paralajmëron këngën e re

Reperi i BabaStars, Onat, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do ta lansojë nesër (e premte).
Këtë njoftim, ai e ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa krahas tij, këngën e kanë paralajmëruar edhe pjesëtarët tjerë të ‘labelit’.

“Milionerk” është titulli i këngës së re, e cila do të publikohet në ora 18:00.
“Thirri dajt” është një prej projekteve më të fundit të suksesshme nga Onat që ishte bashkëpunim me reperin tjetër, Majk.
Videoklipi i asaj kënge u publikua në fund të vitit të kaluar dhe është shikuar mbi tre milionë herë në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































