Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është kthyer në një prej personazheve më të përfolur në media që pas aventurës së saj në Big Brother VIP Albania.

Ajo është tani aktive dhe mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.


Së fundmi, bukuroshja bionde publikoi disa fotografi ku shihet nën shoqërinë e një personazhi, i cili gjithashtu ka qenë shumë i përfolur në media së fundmi.

Fjala është për stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti, për të cilin u aludua javë më parë se u kap me drogë në Aeroportin e Stambollit.

342903173 199992946141168 4432324403573331000 n

Dyshja duken të qeshur në dy fotografi të përbashkëta që kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, teksa shijojnë nga një gotë shampanjë.

“Mos prisni sjellje të zakonshme…nga njerëz të jashtëzakonshëm! Jemi në tranzit”, shkroi aktorja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

343290592 968220594627840 4757684660825097601 n

Olta përndryshe dha dorëheqje nga rrugëtimi i saj në Big Brother VIP Albania, ani pse u shqua si një prej konkurrenteve më të forta të këtij edicioni. /Telegrafi/

332779823 179376691557658 551306593249048361 n

333604855 1501872400342510 2040956386638668098 n

335785062 936710414029757 3827478716687711983 n

335951486 1272966513300216 8591751488762347317 n 1

336578060 643916071077045 317916493313164899 n

337386966 239807778411051 2133615743797028751 n

338609934 1409909713168806 1079434256139424524 n