LAJMI I FUNDIT:

Olta Boka fillon punën në komunën e Tiranës (Foto)

Olta Boka fillon punën në komunën e Tiranës (Foto)

Ka kohë që nuk ka sjell këngë të re, por kjo nuk do të thotë se këngëtarja po qëndron pasive.

Olta Boka ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku tregon se është punësuar si koordinatore në Këshillin e Qarkut të Tiranës.


“Të jesh e talentuar është fat! Meritë është të punosh përtej talentit! Prej gati 7 muajsh përjetoj një eksperiencë të re, të paprovuar më parë! Të zgjimit të hershëm, me një motiv, qëllim dhe dëshirë për të bërë më të mirën çdo ditë,” ka shkruar 25-vjeçarja.

Olta duket se e ka marrë seriozisht këtë punë dhe e vlerëson shumë postin që i ka dhënë, transmeton Telegrafi.

Ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re, por Olta Boka shkëlqen në fotot e fundit (Foto)
Lexo po ashtu Ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re, por Olta Boka shkëlqen në fotot e fundit (Foto)

Jemi mësuar ta shohim në skena duke perfomuar, por tani ajo ka nisur një rrugëtim të ri, të cilin ndjekësit e saj e kanë pritur shumë mirë.

Ndryshe, bukuroshja shqiptare është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/