LAJMI I FUNDIT:

Oleandri zbukurues është një ndër bimët më helmuese, por edhe më të preferuara të kopshtit

Oleandri zbukurues është një ndër bimët më helmuese, por edhe më të preferuara të kopshtit
Reklama

Drizat zbukuruese jogjetherënëse të oleandrit, me prejardhje nga viset jugore, josh me lule të këndshme dhe kërkon kujdes, sepse është helmues!

Njëri ndër më të helmueshmit, mirëpo megjithatë ndër më e preferuarat dhe shpesh e kultivuar si bimë kopshti.


Me kurorë të gjerë dhe të lartë 2 – 6 metra, oleandri zbukuron parqet, kopshtet dhe tarracat, sepse kultivohet edhe në saksi.

Lulëzon lule të bardha, rozë, të kuqe dhe të verdha nga qershori deri në tetor, ndërkaq dimrit duhet mbrojtur nga ngricat.

Kërkon tokë mirë të drenazhuar, edhe pse është shumë rezistuese dhe qëndron në vendet e ekspozuara drejtpërdrejt në diell dhe lagështi.

Rritet shpejt, brenda vitit rreth gjysmë metri. Rrënjët i janë të degëzuara, prandaj duhet mbjellë në saksi të gjera apo në sënduk, transmeton Telegrafi.

Verës ujiteni çdo ditë, ndërkaq dimrit një herë në dhjetë ditë. Lulet lëshojnë aromë në orët e mbrëmjes dhe i joshin insektet.

Për kultivim në saksi është i rëndësishëm drenazhi i mirë, andaj më mirë është që në fund të vendosni copa qeramike të thyera dhe të mbillet në pranverë dhe në vjeshtë.

Në Mesdhe dhe në Kaliforni është e përhapur gjerësisht dhe shpesh mbillet pranë rrugëve.

Lulet e oleandrit rriten në majë të degëve dhe mund të jenë të bardha, të kuqe, të verdha. Krasitet pas lulëzimit për të ruajtur formën e harmonishme prej shkurreje.

Kur punoni në këtë lule, bartni doreza sepse liron lëng helmues. Oleandri mund të jetë vdekjeprurës për fëmijën, nëse ky i fundit gëlltit një gjethe apo lule të tij. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të vitit

Tri shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të vitit

Astrologji
Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Stil
Duke përdorur këta përbërës natyralë, bimët në shtëpinë tuaj do të rriten më shpejt

Duke përdorur këta përbërës natyralë, bimët në shtëpinë tuaj do të rriten më shpejt

Lule
Dëshironi të zgjoheni të freskët dhe të pushuar? Bëni vata detoksikimi që do t'ju rigjenerojnë

Dëshironi të zgjoheni të freskët dhe të pushuar? Bëni vata detoksikimi që do t'ju rigjenerojnë

Lifestyle
Bima e shtëpisë që mirëmbahet më lehtë: Ujitet një herë në dhjetë ditë dhe mund të zgjasë me dekada

Bima e shtëpisë që mirëmbahet më lehtë: Ujitet një herë në dhjetë ditë dhe mund të zgjasë me dekada

Lule
Hëna e plotë te Binjakët: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e plotë te Binjakët: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Astrologji
Kalo në kategori